Grabiti dhe i preu fytin taksistit, lihet në burg Musa Saraçi
Gjykata e Kavajës ka vendosur të lërë në burg 24-vjeçarin Musa Saraçi, autorin e vrasjes së taksistit Idriz Karriqi. Prokuroria ka paraqitur më herë provat në ngarkim të shtetasit në fjalë, i cili akuzohet për vjedhje me pasojë vrasje.
Ndërkaq, më herët është lënë i lirë me “detyrim paraqitjeje” shtetasi Baush Batusha personi që ka blerë makinën. Batusha rezulton të jetë pronar i një pike grumbullimi makinash në qytetin e Kavajës.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku 24 vjecari kishte në plan për të grabitur e që më pas, rrjedhja e ngjarjeve atij i doli nga dora.
Policia duke marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë, konfirmojnë se qëllimi i autorit ishte ti grabiste makinën takstistit dhe jo ta vriste atë. Idriz Karriqi u gjet i pajetë, i therur nga Saraçi. Autori i krimit ndaj të cilit policia ka hedhur dyshime se është një përdorues i lëndëve narkotike ka pranuar se ka pasur vjedhjen e automjetit dhe jo vrasjen e tij.
Sipas policisë, nuk rezulton që e ka marrë për ti grabitur lekët pasi taksisti nuk ka pasur para më vete. Në konflikt e sipër pasi e ka goditur me thikë e ka lënë në pyll dhe ka ikur.

