Grabitja e bankës, foto e njërit prej të dyshuarve

Policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes së një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të bizneseve në rrugën ku janë larguar autorët, mes të cilave kanë siguruar edhe foton e një personi që dyshohet se është autor i grabitjes së maskuar.

Banka u grabit nga dy persona që u panë teksa largohen me një motoçikletë përmes rrugicave të zonës. Policia ngriti menjëherë disa postblloqe, por nuk mundi t’i ndalonte autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të maskuar me shall dhe kapele dhe me pistoleta në duar, dy autorët kanë hyrë në bankë vetëm 25 minuta pasi ajo ishte hapur. Pasi kanë goditur dhe kërcënuar punonjësin e sigurisë së bankës, ata kanë marrë nga kasa një sasi parash, që sipas informacioneve nuk e kalon shifrën e 300 mijë lekëvë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjithë grabitja ka ndodhur në harkun kohor të 3 minutave, ndërsa njëri nga autorët ka harruar armën brenda mjediseve të bankës. /TCh

Foto e njerit prej te dyshuarve si grabites te bankes

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?