Grabitja e biznesit në Korçë, tre autorët lidhën rojën, më pas vodhën kasafortën
Tre autorët e grabitjes të një biznesi në Korçë kanë lidhur rojen e objektit dhe më pas kanë thyer derën e një prej zyrave duke vjedhur kasafortën.
Policia e Korçës tha se sot se: Nga veprimet proceduriale të kryera dhe deklarimet e marra, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, pasi i kanë lidhur duart rojes së objektit, kanë thyer derën e njërës prej zyrave të firmës dhe kanë vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ndodheshin një sasi lekësh.Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 01:00 të mëngjesit, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, ku persona ende të paidentifikuar grabitën në një firmë private pronë e shtetasit L.L, 51 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

