Grabitje me armë në Paskuqan, tre hajdutët marrin lekët e makinën

Një grabitje me armë është regjistruar sot gjatë natës në Tiranë, ndërsa raportohet se 3 persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një banesë në Paskuqan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:56, pranë një karburanti. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë banesa në pronësi të shtetasit me inicialet K.P.

Burime nga policia e kryeqytetit bënë me dije se autorët kanë kontrolluar banesën dhe kanë vjedhur, tre aparate telefonik, shumën monetare prej 32.000 Lekë dhe automjetin tip “Volkswagen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, rreth orës 03:50, automjeti është gjendur i braktisur tek diga e liqenit në Paskuqan. Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?