Greqia feston Ditën e Ushtrisë në Tiranë
Ambasada greke njofton se në 21 nëntor në Tiranë do të zhvillojë një ceremoni festive për Ditën e Forcave të Armatosura greke. “Për çdo vit, më 21 Nëntor, Greqia feston Ditën e Forcave të Armatosuara të Vendit, si një vlerësim minimal për kontributin e tyre ndër vite, në favor të Helenizmit dhe të Atdheut”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Aktiviteti do të zhvillohet në hotel “PLAZA” në Tirane, më dt. 21 Nëntor 2017, ditën e Martë në orën 17.00.

