Gruaja 61 vjeçare don burrë me 100 mijë euro

Një histori e çuditshme është bërë pjesë sot e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Rovena i bëri një surprizë të pazakontë nënës së saj, zonjës Bukurie.

Pasi tregoi historinë e dhimbshme të jetës së saj, peripecitë që ka kaluar pasi është divorcuar nga bashkëshorti me të cilin ka dy fëmijë dhe u detyrua që për disa vite mos t’i takonte pasi nuk ja lejonte ish-burri ajo tregoi për dëshirën e saj dhe të motrave dhe vëllait për të martuar mamanë e tyre e cila është 61 vjeç.

Rovena thotë se shpeshherë kanë bërë shaka dhe mamaja e saj nuk pranon që të martohet përsëri. Por, shton se nëse do të pranojë, do ta bëjë për një burrë që të ketë 100 mijë Euro. Stafi i emisionit i ka bërë një surprizë dhe ka gjetur një burrë të quajtur Kujtim, i cili shkon në studio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka me vete një valixhe me 100 mijë Euro. Sigurisht ai luan rolin pasi mëson disa të dhëna rreth jetës së të ëmës së Rovenës./tvklan/java/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?