Gruaja e tij kërcënon se do të hidhet nga oxhaku, flet burri: E hoqën sot në mëngjes nga puna, duan ta çojnë natën (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë po ndodh në këto minuta në qytetin e Kuçovës. Një grua kërcënon se do të hidhet nga një oxhak i lartë. Ajo ka hipur në majë të oxhakut të lartë të TEC-it pranë qytetit, dhe kërcënon se do të hidhet nga atje. Gruaja është identifikuar si Elona Bregu, ndërsa paraprakisht mësohet se është nënë e dy fëmijëve të mitur. ”Fax News” mëson se ajo vuan nga depresioni.
Sakaq, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta policore në përpjekje për ta bindur gruan që të zbresë.
“Unë jam i sëmurë me raport, ajo punonte te ndërmarrja e pastrimit në Bashki dhe e hoqën nga puna. E hoqi dy herë nga puna, sot në mëngjes e hoqën sërish, e hoqën kot. Duan ta çojnë të punojë natën.
Fëmijët e kemi një në kopësht dhe një në ccerdhe. Këta të Kuccovës kështu e kanë, janë të korruptuar, nuk marrim as ndihmë nga shteti, vetëm rrogën e asaj kishim”, u shpreh Fatmir Bregu.

