Grupi “Bajri”, sekuestrohet resorti në Velipojë

Grupi kriminal “Bajri” është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa ngjarje të fundit të ndodhura në Shkodër, bëri të ditur drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në konferencën për shtyp. Ata akuzohen se javët e fundit kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie të shumave të parave.

“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash”,-deklaroi sot drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Deri tani në pranga në kuadër të hetimit 6 mujor janë vënë 11 persona ndërsa 2 janë shpallur në kërkim “Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër”,-deklaroi drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata akuzohen dhe për trafik droge në shtete europiane dhe të ardhurat e përfituara ata i investonin në Shqipëri. Policia ka sekuestruar dhe një restort në Velipojë dhe një lokal në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?