“Grupi i Elvis Roshit masakron gazetarin, përfundon në spital me plagë të rënda”
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nëpërmjet faqes së tij në Facebok një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Kavajës, që duket është mbajtur e fshehtë nga policia.
“Goditet nga banda të pushtetarëve gazetari, drejtuesi i portalit “Buletini i Kavajës”, Dritan Kanapari. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë kriminal ndaj gazetarit Kanapari, ju ftoj te lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!”, shkruan Berish dhe publikon më poshtë informacionin që i ka mbërritur në inbox për këtë ngjarje.
“Ne keto momente eshte rrahur me sende te forta nje qytetar ne Kavaje me emrin Dritan Kanapari! Ai drejton nje portal me emrin Buletini i Kavajes dhe prej kohesh kritikon fort pushtetin e Rilindjes dhe dyshen Rroshi-Daja.Atij i eshte bere nje prite mafioze ne deren e shtepise nga njerez me maska te cilet e kane rrahur me sende te forta dhe aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak me plage te renda.
Çdo gje behet per ti mbyllur gojen pasi para disa muajsh i vendosen tritol ne shtepi,por kesaj here makabriteti i mafies se Partise Socialiste ka kaluar çdo kufi…”



