Grupi i PS diskuton ”Tahirin”, ish-ministri s’shkon në mbledhje
Aktualitet E Enjte, 15 Korrik 2021 21:09
Në grupin e PS po diskutohet për qëndrimin që do të mbahet për Saimir Tahirin ditën e mërkurë në Kuvend pas kërkesës së Prokurorisë.
Mësohet se ish-ministri Saimir Tahiri nuk ndodhet në mbledhjen e grupit të PS, ku Rama po flet për qëndrimin që do të mbajë grupi.
Prokuroria ka kërkuar nga Kuvendi lejen për arrestimin e tij, por PS kërkon vetëm hetim, ndërsa PD mbështet organin e akuzës për arrestimin.

