Gudar Beqiraj: E vërteta e dorëheqjes nga kreu i Akademisë së Shkencave

Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave, i ftuar në emisionin Debati në channel One ka treguar të gjitha arsyet që e Nuan atë në dorëheqje. Beqiraj ka dhënë disa detaje nga biseda me Presidentin, Ilir Meta, ndërsa ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama.

“Nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend të jepja dorëheqjen. Isha zgjedhur brenda rregullave të përcaktuara dhe nuk kisha asnjë dilemë. Por presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilin e kam patur student, pas dy muajsh nga zgjedhja ime si kryetar, më thirri në zyrë dhe më sugjeroi të dorëhiqesha. Unë u binda. Nuk mund të merrja unë koston e asgjësimit të Akademisë. Tani jam vërtetë i çliruar nga një peshë që nuk kishte pse ta kisha unë. Ishte një sugjerim i drejtë i zotit Meta edhe pse unë mund të vazhdoja punën normalisht sepse ligji nuk përcakton zhdekretim, as afat dhe në këtë mënyrë unë isha komod ligjërisht”, tha Beqiraj.

Ndërsa për sa i përket marrëdhënies së tij me kryeministrin Rama, Beqiraj tha se: nuk e kam takuar prej shumë vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Me të kurrë nuk kam patur as mosmarrëveshje, e as kontakt. Madje në vitin 2008 kur ishte kryetar i Bashkisë më dha titullin nder i qytetit të Tiranës. Kam përshtypjen se ka marrë këshilla të gabuara. Ka një fakt interesant. Vetëm dy orë përpara se të takoja Metën, kryeministri Rama kishte dhënë aprovimin për dhënien e fondeve për akademinë e shkencave, pra kishte kthyer atë që kishte premtuar se nuk do ta jepte”,-shtoi Beqiraj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?