Habilajt çojnë kryeprokurorin Llalla në Vlorë, ja çfarë pritet në mesditë

Më shumë se 1 vit hetime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë përfunduar mbrëmjen e djeshme me sekuestrimin e të paktën 4.5 ton kanabis, sipas burimeve policore.

Pikërisht përfundimi  i këtij aksioni do të çojë sot në Vlorë, kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ky i fundit do të zhvillojë në orën 11:00 një takim me prokurorët e Vlorës dhe ata të Krimeve të Rënda që ndodhen aty, për hetimin që është bërë.

Përveç aksionit, Llalla mësohet se do të kërkojë edhe informacione në lidhje me grupin e Habilajve, njerëzit që bëjnë pjesë, kush ka punuar me ta dhe oficerët e policisë që dyshohet se janë bërë bashkëpunëtorë të Moisi dhe Florian Habilajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij takimi, kryeprokurori Llalla do të zhvillojë një tjetër takim, këtë herë në Prokurorinë e Lushnjes. Në këtë takim, fokusi do të vendoset tek krimi i rëndë i ndodhur pak ditë më parë, ku u vranë dy të rinj dhe ku janë hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?