“Habilajt”- Gjykata e Krimeve të Rënda po vlerëson masën e sigurisë për Nazer Seitin
Gjykata e Krimeve të Rënda po vlerëson masën e sigurisë për Nazer Seitin.
Ndërpritet senaca ndaj Nazer Seitit, njëri nga personat që konsiderohet nga prokuroria e Katanias në Itali, si anëtari i bandës së drejtuar nga Moisi Habilaj.
Prokuroria ka kërkuar sot ashpërsim të masës së sigurisë, me pretendimin se për të ka prova të reja.
Më herët ai ka shfaqur vullnetin për tu ekstraduar në Itali, ku kërkon të përballet me akuzat e trafikimit të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Por pavarësisht këtijn vullneti, gjykata e Tiranës cakto masën “20 ditë në burg” për Seitin.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ pa afat për Nazer Seitin, i cili u kap në tetor në një operacion policor në fshatrat e Vlorës. Ai akuzohet se është i përfshirë në dosjen e Habilajve
Më herët Gjykata caktoi masën e sigurisë 20 ditë burg për Nezar Seitin, për qëllim ekstradimi drejt Italisë
Nezar Seiti kërkohet nga prokuroria e Katanias, Itali, pasi e akuzon për trafik të lëndëve narkotike.
vijon…

