Hajdutët e “festës”, në gjykatë për vjedhjen e shpendëve

Florenc Goga i ka ndarë punët, ai shet gjela deti dhe familjarët i ruajnë nga hajdutët. Kjo pasi muajt nëntor dhe dhjetor janë koha e artë për hajdutët e shpendit më të kërkuar të festave të fundvitit. ”Në nëntor nisin vjedhjet. Ai që nuk ka për të blerë, i vjedh. 5 gjela m’i morën ditën. Po panë që nuk ka njeri pranë gjelave”, tregon fermeri.

Policia thotë se në fundvit mjaft shtetas denoncojnë një fakt të tillë, çka konfirmon fenomenin e vjedhjes sezonale në vend. Megjithëse festë, gjyqtari Artan Gjermeni ndodhet në punë pikërisht për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë ndaj dy hajdutëve të cilët mbrëmjen e 22 dhjetorit kanë rrëmbyer 18 pula deti në shtëpinë e një fshatari.

Menjëherë pas ngjarjes, hajdutët Armando Uka dhe Xhuliano Visha kanë udhëtuar drejt Elbasanit, ku edhe i kanë shitur për 30 mijë lekë. 23-vjeçari Uka ia vendosi fajin përdorimit të alkoolit nën ndikimin e të cilit ai kishte menduar të vidhte. Pas këtij shpjegimi, meraku tjetër i gjyqtarit ishte a i lanë hajdutët të zotit të shtëpisë të paktën një gjel për të festuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

A i le ndonjë për Vit të Ri? Hajduti u përgjigj shkurt “po”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?