Hajdutët i hyjnë natën në dyqan 56-vjeçarit në Sarandë, ajo çfarë marrin është e pabesueshme
Një 56-vjeçar në Sarandë ka denoncuar një grabitje që i është bërë nga disa hajdutë mbrëmjen e kaluar. K.T 56 vjeç, i cili ka një kioskë të vogël ka denoncuar në polici se i janë grabitur gjatë natës mulli kafeje, birra dhe kuti me akullore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur pajisje muzikore, mulli kafe, birra e kuti me akullore, në kioskën e shtetasit K.T, vjeç 56, banues në Sarandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

