Hajduti serial i Tiranës, 20-vjeçari ishte në masë arresti
Vetëm 8 ditë i kanë mjaftuar një 20-vjeçari për të kryer një seri vjedhjesh në biznese të ndryshme të Tiranës, pavarësisht se ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Orgito Hysenaj dyshohet se ka përdorur një levë për të hapur dyert e subjekteve dhe më pas ka marrë paratë që ndodheshin brenda. Episodet e vjedhjeve janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë ndihmuar policinë në identifikimin dhe zbardhjen e rasteve.
20-vjeçari ishte nën masën ”arrest shtëpie” për një tjetër vjedhje, por kjo nuk e ka penguar të dalë nga banesa dhe të vijojë aktivitetin kriminal në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Pas hetimeve, policia ka bërë të mundur dokumentimin e 8 vjedhjeve të dyshuara dhe arrestimin e të riut. Hetimet vijojnë për të verifikuar nëse ai është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

