Hakerat godasin “Booking”, vjedhin të dhënat e miliona klientëve

Platforma globale e rezervimeve Booking.com është përballur me një incident të ri sigurie, pasi palë të paautorizuara kanë arritur të kenë akses në të dhënat e klientëve.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania, e cila tha se ka zbuluar aktivitet të dyshimtë që lidhej me ndërhyrje nga aktorë të jashtëm.

Sipas deklaratës zyrtare, hakerat mund të kenë hyrë në informacione të caktuara rezervimi, që përfshin emra, detaje të rezervimeve, adresa emaili, numra telefoni dhe çdo informacion tjetër të ndarë me strukturat akomoduese. Megjithatë, kompania theksoi se të dhënat financiare nuk janë komprometuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pasi identifikuam problemin, ndërmorëm menjëherë masa për ta kontrolluar situatën, përditësuam PIN-et për rezervimet dhe njoftuam klientët e prekur”, thuhet në reagimin e kompanisë me seli në Amsterdam.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk është bërë e ditur se sa përdorues janë prekur nga ky sulm kibernetik, por duke qenë se platforma liston mbi 30 milionë njësi akomodimi dhe lidh miliona udhëtarë në mbarë botën, ndikimi mund të jetë i gjerë.

Ky incident vjen në një kohë kur Booking.com është përballur me rritje të mashtrimeve online. Kohët e fundit, përdoruesit janë raportuar se janë kontaktuar nga mashtrues që kërkojnë verifikim pagesash ose autorizime të rreme, përpara se t’u faturojnë shuma të larta.

Rasti i fundit nuk është i pari për kompaninë. Në vitin 2018, një sulm phishing ndaj stafit të hoteleve në Emiratet e Bashkuara Arabe çoi në komprometimin e të dhënave të mbi 4,000 klientëve. Për atë incident, kompania u gjobit me 475 mijë euro për shkak të raportimit të vonuar tek autoritetet.

Booking Holdings, grupi amerikan që zotëron platformën, përfshin gjithashtu shërbime të tjera të njohura si OpenTable, Agoda dhe Kayak. Kompania ka selinë në Connecticut dhe operon me mbi 24 mijë punonjës në nivel global.

Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj çdo komunikimi të dyshimtë që pretendon të vijë nga platforma, sidomos nëse kërkohen të dhëna personale apo financiare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?