Haki Çako inspekton portin e Durrësit pas kapjes së 30 kg heroinë
Gjatë mbrëmjes së sotme Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, i shoqëruar nga Zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi dhe Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin Genc Merepeza inspektuan punën e Policisë në Portin e Durrësit.Çako është pritur në Port nga Drejtori i Policisë Kufitare Durrës Boke Bodini dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Perlat Çullhaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, ka vizituar gjatë mbrëmjes portin e Durrësit. Vizita e tij vjen pas sekuestrimit të 30 kg heroinë.
Çako ka inspektuar infrastrukturën dhe aparaturat që zbuluan lëndën narkotike.Ai ka falenderuar punonjësit e Policisë Kufitare dhe te Antidroges si dhe punonjësit e Kompanise konçensionare amerikane S2 Albania te Skanimit për bashkëpunimin mjaft të mirë në drejtim të evidentimit dhe goditjes së trafikut të lëndëve narkotike.
Çako inkurajoi punonjësit e Policisë duke u ofruar mbështetjen e tij dhe të Ministrit të Punëve të Brendshme për të luftuar pa kompromis trafiqet e paligjshme e në veçanti trafikun e lendëve narkotike.
Kamioni me ngarkesën e drogës u kapën mbrëmjen e së enjtes në port.Fillimisht ka qenë skaneri i cili ka zbuluar se në tavanin e karrocerisë të ngarkuar me dru ndodheshin disa pako. Më pas kanë vijuar kontrollin e imtësishëm. Është çarë tavani dhe kanë zbuluar 52 pakot me peshën 30 kg lëndë narkotike
Burime të sigurta bëjnë me dije se kamioni vinte nga Elbasani ndërsa janë shoqëruar 4- 5 persona, mes tyre shoferi i kamionit, ngarkuesi si dhe pronarët e ngarkesës.
Ndërkohë që linja e trafikut të heroinës mendohet të jetë Turqi- Bullgari- Maqedoni- Shqipëri dhe më pas në Europë.

