Haki Çako: Tre drejtorët që akuzoi LSI për manipulime kryen detyrën, ndaj nuk i shkarkova
Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në një deklaratë zyrtare sot nga ambientet e policisë ka dhënë detaje nga ecuaria e procesit të votimit dhe numërimit, duke vlerësuar performancën e ekeftivëve dhe duke raportuar edhe për problemet të shoqëruan këtë ngjarje shumë të rëndësishme për shqiptarët.
Çako i ka dhënë përgjigje sot edhe faktit se pse nuk e zbatoi udhrin e ministrit të Brendshëm Demiraj, i cili kërkoi shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të policisë në rajonet, ku kanë ndodhur incidente gjatë fushatës zgjedhore (Pukë, Dibër dhe Gramsh).
“Për kerkesen lidhur me tre shefat e policise, konkretisht Puke, Diber dhe Gramsh, pas verifikimeve të bëra nga drejtoria e standardeve rezultoi se shefat kanë kryer detyrën konform ligjit dhe nuk kanë bërë asgjë në shkelje të ligjit”tha Çako.
Ministri Demiraj kërkoi shkarkimin e tre shefave pas ankesave publike të LSI-së, e cila ia akuzoi kata drejtues komisariatesh si të përfshirë në skemën e blerjes së votës.

