Hakmarrja për dashuri, shqiptari goditet disa herë me thikë në gjoks
Një i ri italian akuzohet për tentativë vrasje, vjedhje dhe dëmtime të rënda në dëm të një shqiptari, të dy me banim në Albese të Italisë.
I akuzuari, 19-vjeç, dy netë më parë, ka sulmuar me një thikë kasapi një shqiptar, i cili ishte partneri i ri i ish të dashurës së të riut italian. Shqiptari është goditur nga 19-vjeçari disa herë me thikë në gjoks.
Pavarësisht, sulmit, i dëmtuari arriti të largohet, i ndjekur nga agresori, i cili ndërkohë, i kishte vjedhur makinën e parkuar poshtë banesës, teksa çelësat e mjetit ishin ende në kroskot.
Ndjekja përfundoi para komisariatit të stacionit të policisë në “Corneliano d’Alba”, ku shqiptari arriti në hynte aty. Ndërsa, makina që drejtohej nga autori u ëprplas me murin e komisariatit.
I plagosur është transportuar më pas në spitalin “San Lazzaro” të Alba-s. Ndërsa, i arrestuari u dërgua në burg në Quarto d’Asti.

