Hapet kongresi i parë i Neuroshkencave shqiptare

Mjekët specialistë dhe infermierë nga Shqipëria dhe trevat shqipfolesë janë mbledhur dje *(2 dhjetor)  në Tiranë në kongresin e parë të Neuroshkencave shqiptare.

Profesor doktor Mentor Petrela thotë qëllimi është edukimi i vazhdueshëm përmes gjuhës amtare cka mundëson që mesazhi të përcillet më mirë

Tirane- Kongresi i Parë i Neuroshkencave shqiptare ka mbledhur në Tiranë mjekët specialistë dhe infermierët nga trevat shqipfolësë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Profesor doktor Mentor Petrela, Shefi i Neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” e vlerëson këtë organizim të një rëndësie të vecantë, pasi mesazhi profesional aty përcillet në gjuhën amtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Neuroshkencat shqiptare vijnë me arritje në këtë kongres, por profesor Petrela thekson se qëllimi është edukimi i vazhdueshëm, dhe jo shkenca në kuptimin e saj si kërkim.

“Flitet për edukim të vazhdueshëm. Që të mos kemi një përzierje. Në shqip fjala shkencë do të thotë kërkim, por nuk po flasim për kërkim, por të bëjmë një mjekësi të mirë ndaj komunitetit”

Për profesor Petrelën, edukimi i vazhdueshëm duhet të jetë ylli polar i gjithë shoqërisë shqiptare!

Kongresi i Neuroshkencave shqiptare do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet me sistem rotacioni në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?