Hapet konkursi për drejtorët e Spitaleve. Kriteret dhe dokumentet
Më herët ju kemi bërë me dije se Ministria e shëndetësisë kërkonte drejtorë për Spitalet Rajonalë. Ndërsa sot, kjo Ministri ka shpallur kriteret dhe procedurat e aplikimit për drejtuesit rajonalë.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
-Të jetë shtetas shqiptar;
-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
-Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
-Të jetë në kushte shëndetësore qe e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
-Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, apo masa disiplinore për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës;
-Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë për Juridik, Ekonomik, Mjekësi ose Farmaci, të nivelit minimal “Master Shkencor” si dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
-Të jetë i komunikueshëm dhe të ketë aftësi të punës në grup;
-Të ketë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së;
-Nota mesatare do të jetë avantazh;
-Të jetë banor i rrethit ose i qarkut përkatës;
-Të ketë përvojë pune minimumi 3 vjet.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
-Letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurron;
-Jetëshkrimi i plotësuar (CV);
-Formulari i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore;
-Të paktën 1 referenc nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm.
-Diplomë e noterizuar(për diplomat e marra jashtë republikës së shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit);
-Diplomë Master e noterizuar;
-Listë notash e noterizuar;
-Fotokopje të librezës së punës që vërtetojnë eksperiencën në punë;
-Fotokopje e kartës së identitetit(ID);
-Raport mjekësor për aftësi në punë;
-Adresën e saktë të vendbanimit, email dhe kontakt telefonik;
-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë drejtorisë së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në Adresën Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë, ndërkohë që dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës 27.10.2017. “Kujdes! Mosdorëzimi i dokumenteve të mësipërm është kusht skualifikues”.
Ju rikujtojmë edhe njëherë se vendet vaktante janë:
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Tiranë;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Berat;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Fier;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Vlorë;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Gjirokastër;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Dibër;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Kukës;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Lezhë;
Kryetar Dege Sarandë.
Për më shumë informacion, klikoni këtë
http://www.fsdksh.com.al/images/2017/Aktivitet/Konkurim_VLP/Njoftim_vend_pune_vakant.pdf

