Hapet tuneli më i gjatë në botë. 17 vite punë dhe kushtoi rreth 11 miliardë euro

Tuneli më i gjatë në botë në Zvicër, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit nga veriu në jug të Evropës, u hap sot për trafikun, sipas federatës zvicerane të hekurudhave.

Kjo vepër u ndërtua për 17 vite dhe kushtoi rreth 11 miliardë euro.
Ky tunel, i quajtur GBT (Gotthard Base Tunnel), mes qyteteve të Zyrihut dhe Luganos ka një gjatësi prej 57 kilometrash dhe kalon përmes malit Saint-Gothard në Alpe.

Ky tunel u inaugurua në qershor nga presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Johan Schneider Ammann, në prani të presidentit francez, François Hollande, të kancelares gjermane, Angela Merkel, të kryeministrit italian, Mateo Renzi dhe të kancelarit austriak, Christian Kern.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj vepre zvicerane, tunelet e tjerë më të gjatë në botë janë ai i Seikan në Japoni (53,9 kilometra) dhe Tuneli i La Manshit mes Francës dhe Britanisë së Madhe (50,3 kilometra).

Swiss Digital Mobile Reklama

zvi

tunekl

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?