“Hapja e dosjeve mund të sjellë edhe trazira në shoqëri”

“Hapja e dosjeve të ish-sigurimit mund të sjellë pas trazira në shoqëri”. Deklarata vjen nga kryetarja e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit Gentiana Sula.

E ftuar në “Ora e intervistës”, Sula tha se procesi është delikat por në përfundim ka për qëllim shkëputjen njëherë e mirë nga e kaluara komuniste.

“Nuk është e kolljashme të përballesh me një gjë të rëndë që ka ndodhur në familjet, në lagjen, ose në qytetin ose në shoqërinë tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një dhimbje e madhe dhe vetë shoqëria pas 25 vitesh akoma nuk e ka hedhur akoma këtë hap, unë them që është një peshë e madhe është një plagë që me përulje i afrohemi, nuk është se do jetë një gjë e thjeshtë. Është thënë që shpesh herë mënyra si ka vepruar sigurimi ka qenë me dhunë, me shtërngim. Kështu që kjo është një aspekt që e vë ne pozitë atë që ka shpërbyer pa dashje si instrument”, deklaron Sula.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht për këto arsye, rekomandon ajo, grupet që do të jenë të angazhuara me këtë proces duhet të vendosin ngjarjet në kontekstin e kohës.

“Unë i vë shumë theksin rolit që do kenë historianët, gazetarët, publicistët që ta tregojnë si ka funksionuar makineria e dhunës që pastajs ecili ta kuptojë rolin që ka pasur në këtë lojë që është bërë me qytetarët”, kryetarja e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit.

Sula paralajmëroi se interesi do të jetë i lartë, teksa në përfundim çdo qytetari i lind e drejta të shohë dosjen e vet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?