Heqja e fondeve, Artan Fuga: Jap dorëheqjen nëse Akademia e Shkencave dominohet nga Institutet
Akademiku Artan Fuga tha se ai është për një reformim të Akademise së Shkencave. Në një dalje për mediat, Fuga dhe se është një Akademi pa institute. Nëse hyn në rrugën e dominimit nga instituetet, ai tha se do të japë dorëheqjen si anëtar i këtij institucioni.
Artan Fuga: Akademia jo si një institucion që në mënyrë vertikale, në mënyrën sovjetike të drejtojë institucione. Jam për këtë formën tjetër sic e kanë shumë vende të botës. Unë jam sjellë shembuj nga Franca, Belgjik, Italia, SHBA dhe shumë vende të tjera për të treguar se ky model funksion, kurse me institute është modeli i vendve të lindjes dhe nuk duhet të përsëritet.
Nëse Akademia e Shkencave hyn në këtë rrugë, në rrugën e dominimit të instituteve unë po ju them publikisht që, që në atë çast do jap dorëheqjen si anëtar i Akademisë së Shkencave.

