“Heronjtë e natës” rrinë mes të ftohtit, minus tre gradë, kundër plehrave

“Heronjtë e natës” mund të quhen aktivistët e shoqërisë civile të cilët prej disa orësh të ditës së merkurë janë vendosur përpara Parlamentit. Ata e kanë vendosur të qëndrojnë gjithë natën për të kundërshtuar ligjin e Qeverisë për importin e mbetjeve. E çuditshme se si televizionet nuk japin asnjë lajm për kurajon e tyre për të qëndruar gjithë natën në të ftohtë me minus tre gradë. As kronikë, as live, as lajm me titra! Turp për mediat televizive, e jo vetëm.

Në protestë marrin pjesë edhe gazetarë, artistë e aktorë, të cilët i janë bashkuar kauzës për të mos lejuar që në Shqipëri të përpunohen plehrat e Europës. Duken të vendosur në nismën e tyre për të bllokuar miratimin e ligjit.

Ligji i qeverisë për importin e mbetjeve është kundërshtuar nga Presidenti Nishani dhe është kthyer për rishqyrtim në Parlament. Por, edhe pse ka kaluar afati i caktuar për të hyrë në votim, Qeveria nuk e ka dërguar ligjin. Nesër është seanca e fundit e sesionit parlamentar për këtë vit dhe ishte parashikuar që të kalonte për votim dekreti i Presidentit për ligjin e mbetjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktivistët e shoqërisë civile janë të vendosur ta vazhdojnë protestën dhe të qëndrojnë përpara Parlamentit kundër këtij ligji. Nuk dihet nëse do të futet në seancën e parlamentit, në momentin e fundit me votim nga grupi parlamentar i PS-së, ndonëse kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka premtuar se nuk kalon pa biseduar e debatuar me shoqerinë civile. Mbetet të pritet dita e enjte paradite nëse grupi i PS-së do të kërkojë ta fus në votim futjen e këtij ligji në seancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë !

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?