Heshtja e frikshme e SPAK-ut

Nga Daniel Muçaku-

Qëkur doli në një konferencë shtypi para disa ditësh kryetari i SPAK-ut, Altin Dumani, asnjë informacion nuk po del nga dritaret e SPAK.

Asgjë nuk po pipëtin, thonë gazetarët investigues që mbulojnë këtë institucion jetik për luftën ndaj korrupsionit të nivelit të lartë në vend.

Në fakt mediat presin lajme surprizë, ndërkohë SPAK nuk punon për bujën por për të detajuar çdo akuzë kur vendos për pranga. Me sa duket heshtja e këtyre ditëve po përgatit ndalime të rëndësishme në botën e politikës 30 vjeçare shqiptare.

Për të mbushur një dosje duhet profesionalizëm, durim dhe rrjet investigimi drejtësie, sepse në të kundërt gjykata ta rrëzon.

Sado heshtje hermetike nga SPAK, përdëri rrjedhin lajme ku thuhet se disa fletë arreste janë në tavolinat e prokurorëve të SPAK-ut, të cilët për hir të së vertetës punojnë pa pushim dhe në kushte jo komode pune, sepse rastësisht kur ishte për vizitë i ngarkuari me punë i ambasadës amerikanë në Tiranë disa foto qarkulluan me mjedis të vështirë pune, ku dosjet ishin nëpër tokë dhe shumë ngushtë si prokurorë, aqsa mezi lëvizin nëpër zyrë. Qeveria duhet të krijojë kushte pune, pasi në të kundërt hipokriza qeveritare se “po investojmë për SPAK” del hapur se është një inat ndaj arrestimeve që prokurorët po bëjnë nga radhët e qeverisë dhe mazhorancës.

“Gojët e liga” thonë se edhe dosjet nga opozita po “piqen” dhe do të kemi surpriza!

SHKARKO APP