Protestues shkuan te selia e PD, Policia hedh gaz lotsjellës. Nënkryetari Këlliçi: Nuk kemi provokuar

Policia e Shtetit ka hedhur mbrëmjen e sotme gaz lotsjellës te selia e PD-së, ku disa deputetë nuk janë ndierë mirë. Deputeti i PD-së, Eno Bozdo tha se janë sulmuar me gaz lotsjellës nga Policia e Shetit. ”Kanë helmuar njerëzit të gjithë brenda. Këta i kaën futur bombolat e gazit brenda PD-së. Kanë dhunuar gra e burra që ishin për qejfin e tyre brenda PD-së. O çuna kë keni Komandant ju këtu? Erdhën e na provokuan. Panë njerëz aty dhe mbushën oborrin dhe godinën e PD-së me gaz lotsjellës. Duhet të ikin, të zhduken”, tha mes të tjerash Bozdo.

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi akuzon ministrin e Brendshëm, Ervin Demon se ka provokuar demokratët përmes hedhjes së gazit në ambientet e selisë blu. Këlliçi pretendon se në selinë e PD-së ndodheshin dhjetëra bombula gazi, por sipas tij, nuk pati asnjë incident dhe asnjë provokim nga ana e demokratëve.

Ai e cilësoi ngjarjen si një përpjekje për të barazuar situatën me atë të ndodhur më herët në selinë e Partisë Socialiste, duke e lidhur atë me një skenar të kryeministrit Edi Rama. “Ervin Demo ka provokuar demokratët, duke hedhur gaz në selinë e tyre. Këtu mund të shihni dhjetëra bombula gazi, pa pasur asnjë incident. Nuk kishte asnjë provokim. Kishte vetëm një tentativë për të barazuar ngjarjen që ndodhi sot në selinë e PS. Ishte një skenar i Edi Ramës, e kemi paralajmëruar”, deklaroi Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ai akuzoi policinë se kishte tentuar të dhunonte selinë e Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?