Himara është SHQIPËRI, qirje* Rama!
Aktualitet Kryesore E Enjte, 22 Dhjetor 2022 18:08
Nga Artan Hoxha
Himara është SHQIPËRI, qirje Rama!
Mitsotaqi! Mitsotaqi! Mitsotaqi!
Kryeministri grek, po “patrullon” sot në jugun e Shqipërisë, me një helikopter model “Chinook” të forcave ushtarake greke. Autoritetet shqiptare e kanë cilësuar si një vizitë në zonat minoritare në jugun e Shqipërisë.
Madje kryeministri Rama do ta shoqërojë homologun grek, në një pjesë të madhe të vizitës. Media greke e ka cilësuar si vizita e parë e një kryeministri grek në Himarë.
Sipas tyre, në zonën e Vorio-Epirit, liritë dhe të drejtat e bashkëkombasve greke, shkelen nga Shqipëria.
Duke parë axhendën e Mitsotaqis, bie në sy fakti se ai do të vizitoje Finiqin, Livadhjanë dhe Derviçanin, të cilat Shqipëria i njeh zyrtarisht si zona minoritare.
Më falni, por vizita e kryeministrit grek nisi nga Himara! Himara as nuk është minoritet grek dhe as nuk njihet zyrtarisht nga Shqipëria si e tillë.
Himara është e banuar historikisht dhe masivisht nga shqiptarë. Por në Himarë, Mitsotaqis parakaloi si triumfatorë në pedonalen e qytetit para qytetarëve shqiptarë greqisht-folës, që mbajnë flamuj e simbole greke dhe foli nga podiumi i improvizuar para zyrave të OMONIA-s, në krah të Fredi Bejlerit!
E di kryeministri ynë këtë punë?
Qirje Rama!
Himara nuk është minoritet grek. Himara ka qenë prej mijëra vjetesh, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e territorit të Shqipërisë.
Kallo taksidhi qirje Rama, mazi me to filos tu, qirje Mitsotaqis… (Udhëtim të mbarë zoti Rama, bashkë me mikun tënd, zotin Mitsotaqi).
Koha është e maskarenjëve, SHQIPËRIA është e shqiptarëve.
*Qirje në greqisht do të thotë “zotëri”