Hipën në pemë për t’i shpëtuar ciklonit, gruaja lind vajzën

Një grua nga Mozambiku solli në jetë vajzën e saj sipër një peme mango, teksa po përpiqej të shpëtonte nga përmbytjet e shkaktuara nga cikloni Idai.

Nëna beqare Amelia lindi vajzën e saj, Sara, kur u ngjit në degët pemës me djalin e saj dyvjeçar.

“Isha në shtëpi me djalin tim dyvjeçar kur papritmas, pa paralajmërim, uji filloi të hyjë në shtëpi. Nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të ngjitesha në një pemë, isha vetëm me djalin tim,” tha ajo për agjencinë UNICEF.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja u shpëtua dy ditë më vonë nga fqinjët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është ngjarja e dytë e këtij lloji. Rreth 20 vite më parë, ku Mozambiku jugor u përfshi nga përmbytjet, një tjetër fëmijë erdhi në jetë mbi një pemë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?