FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Histori e pazakontë/28-vjeçarja nga Tropoja, me 7 fëmijë dhe dy fakultete (VIDEO)

Ajlin Alfredaj, nëna 28-vjeçare nga Topoja, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të treguar historinë e saj të pazakontë. Ajlin është nënë e 7 fëmijëve, 3 binjakëve dhe një vajze të vogël 1-vjeç e gjysmë.

Ajo tregoi se ndihet më e lumtur se kurrë kur e sheh shtëpinë plot me fëmijë, pasi tashmë familja e tyre ka krijuar një rutinë dhe i dhurojnë pafund dashuri njëri-tjetrit.

Përveçse një nënë e përkushtuar, 28-vjeçarja ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë e arsimuar, e sot ajo ka përfunduar me sukses dy fakultete. Gjatë bisedës në studio, Ajlin tha se me pak sakrificë dhe vështirësi çdo nënë mund ta gjejë kohën për t’i bërë të gjitha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Nëna me 7 fëmijë dhe dy fakultete  - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?