Histori të dhimshme të aksidenteve, shoferët fikën për 1 minutë makinat (FOTO)

Sot është Dita Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të aksidenteve rrugore. Me mijëra persona lëndohen çdo vit nga këto aksidente. Policia e Shtetit sot ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi, ndërsa punonjësit e rendit dhuruan gjak për të plagosurit në rrugë.

Në orën 12:00 u kërkua që të ndalen automjetet për një minutë në shenjë respekti për ata që humbën jetën në aksidente.

Ndërsa në disa akse rrugore policia ka menduar të tërheqë vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat në qarkullim duke vendosur mjete të dëmtuara nga aksidentet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Brendshme, për të rritur sensibilizimin kishte risjellë në rrugë disa nga aksidentet e ndodhura më pasoja të rënda, duke theksuar mesazhin se kjo mund t’i ndodhë kujto nëse nuk respekton rregullat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në  autostrada janë vendosur bill-borde të mëdha me mesazhe nga vetë të afërm të viktimave.

Një grua që ka humbur bashkëshortin, një vajzë që ka humbur gjithë familjen, prindërit dhe dy vëllezërit dhe një polic që ka mbetur invalid nga përplasja me makinë, janë disa nga historitë e dhimbshme, të dëshmuara nga të afërm të viktimave në aksidente.

Ndaj kur të lexoni këto mesazhe në rrugë, mendoni dy herë kur drejtoni mjetin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?