Historia më e dhimbshme në burgun e grave
Të qenurit në krye të një institucioni si burgu i grave në kryeqytet, përveçse ka një përgjegjësi të madhe ligjore dhe juridike, mbi supe vë edhe një përgjegjësi morale, aq më tepër nëse në krye është një grua.
Xhoi Jakaj drejtoi burgun e grave dhe vajzave për dy vite dhe përgjatë gjithë kësaj kohe ka dëgjuar histori nga më të ndryshmet. Dhe historinë më të dhimshme ka zgjedhur ta rrëfejë për emisionin Thumb.
“Historia e një zonje nga Shkodra që nuk e lejonte burri të takonte fëmijët! Unë negociova pafund derisa kam arritur që të realizoj takimin e fëmijëve me nënën e tyre pas dy vitesh”,-tregon Xhoi.
Epo, për këtë Jakaj meriton një “Bravo!” të madhe

