Hodhi furgonin me nxënës në kanal, arrestohet shoferi në Fushë-Krujë

Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhi dje rreth orës 14:00, ku Gaspër Nika duke drejtuar mjetin tip “furgon” me targa AA 580 FE me nxënës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon mallrash me targa AA 179 AK, me drejtues shtetasin E.K.

Furgoni me nxënës ka rënë në kanal e për pasojë, një nxënëse ka fraktura në krah, F.A., por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas aksidentit shoferi i furgonit me nxënës Gaspër Nika është arrestuar nga policia me akuzën për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” ndërsa ka nisur procedimi penal për shoferin tjetër të furgonit të mallrave, me iniciale E.K për “Largim nga vendi i aksidentit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?