Hodhi gruan nga dritarja, policia zbardh motivin e ngjarjes

Çifti kishte vetëm dy javë që sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe bashkëshorti hedh gruan nga dritarja e banjës.

Viktima Liljana Ruko ndërroi jetë pak çaste pas përplasjes në tokë nga kati i katërt.

Në fillim raportua si vetëvrasje e 42-vjeçares, e cila u gjet thuajse e zhveshur në tokë, por më pas dëshmitë e fqinjëve zbuluan për policinë se kishte qenë burri shkaktari i hedhjes së saj nga ballkoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

PISTA

Hetimet nga policia thonë se dyshohet se bashkëshorti ka pasur probleme xhelozie dhe për këtë ka krijuar debat. I marrë në pyetje për ngjarjen, vetë autori i dyshuar ka thënë se ka qenë një sherr momental, por nuk pranon që të ketë hedhur gruan.

“Ka rrëshqitur në banjë, nuk arrita të ndaloja dot”, është shprehur ai. “Nuk kemi pasur konflikte. U grindëm, u përleshëm dhe ajo ra vetë. Nuk e hodha unë. Vërtetojeni këtë, shkruan Panorama.al.

Unë e doja. S’di pse e nisëm sherrin”, ka thënë ai në polici, ndërsa nuk ka pranuar të japë asnjë arsye për ngjarjen. Megjithëse deri në orët e vona të mbrëmjes 53-vjeçari është marrë në pyetje, ai nuk ka treguar se e kishte shtyrë me dashje të shoqen.

Sipas burimeve nga Policia, ai ka shfaqur tronditje psikologjike. Pritet që të merren dhe dëshmitë e të afërmve të tyre në lidhje me marrëdhëniet e çiftit.

 

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në Fier. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dy bashkëshortët janë grindur me njëri-tjetrin dhe pasi janë dëgjuar zhurma e britma, gruaja ka fluturuar nga kati i katërt i pallatit.

Viktima është Liljana Ruko, 42 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, 17 dhe 13-vjeçarë. Ajo ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa policia ka shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen të shoqin e saj, Fredi Ruko.

Të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë qenë fqinjët, të cilët mësohet se e kanë gjetur gruan e re të mbuluar nga gjaku.

Sipas tyre, gruaja i kishte flokët e lagura dhe në trup mbante veshur një robdëshambër, pasi mendohet që sapo kishte dalë nga dushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?