Horror, 200 koka derrash hidhen në lum (VIDEO)

Një rast i rëndë denoncohet nga një qytetar në Krujë. Ai ka bërë me dije se rreth 200 koka derrash janë hedhur në brigjet e lumit Ishëm fare pranë Urës së Gjolës ku kalon ky lum. Ai pohon se ka qenë duke shkuar tek toka e tij, kur ka parë kokat e derrave nëpër arën e tij dhe më pas ka telefonuar për të denoncuar këtë skandal mjedisor.

“Nuk i kisha parë ndonjëherë kaq shumë koka derrash as në thertore. Vendi kishte marrë erë dhe mendova të telefonoj pasi mos të përhapet ndonjë sëmundje”, thotë banori.

Ky lum është tepër i ndotur pasi të gjitha mbetjet e punishteve e fabrikave që vijnë nga Tirana e deri në grykëderdhje në det hidhen në këtë lum. Lagja e Urës së Gjolës e ka shumë afër këtë lum dhe rrezikohen nga një epidemi e mundshme nëse nuk merren masa të shpejta.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Agb0eYv0uX0″ width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?