Horror në Korçë, babai var dy djemtë e mitur

Një ngjarje horror raportohet nga Korça. Policia ka gjetur të vdekur tre persona në banesë. Sipas të dhënave të para raportohet se kemi të bëjmë me një krim në familje. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen nr.4. Babai dyshohet se ka varur dy fëmijët e tij të mitur, djemtë 6 dhe 4  vjeç dhe pastaj i ka dhënë fund edhe jetës.

Policia në informacionin paraprak ka njoftuar se shtetasi Naum Toshi, 41 vjeç ka vrarur dy djemtë e tij të mitur dhe më pas veten.

“Më datë 05.12.2016, ora 07:36 jemi njoftuar nga një telefonatë se në lagjen nr 4­Korçë eshte vetvarur ne banese shtetasi N.T, 41 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë dhe Ambulanca. Në vendngjarje u kostatua se ky shtetas ka varur dhe dy femijet e tij të mitur.(djemtë e tij) , thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

41-vjeçari Naum Toshi, i cili vri dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas veten, e kishte menduar krimin monstruoz. Ai ka lënë një shënim në derën e katit të parë të shtëpisë në të cilin shkruhej “Ngjituni lart”.

Këtë fakt e ka konfirmuar motra e viktimës Lindita Golka. Ajo thekson se i jati i saj ka gjetur letrën në derë dhe menjëherë është ngjitur në kat të dytë, ku ka parë ‘horror’, dy nipërit e tij të mitur dhe djalin të varur.

Motra e tij thotë se Naumi kishte punuar prej vitesh si emigrant në Greqi, ndërsa bashkëshortja e kishte braktisur dy muaj më parë. Ndërkohë policia thekson se bashkëshortja e Naumit ka qenë mbrëmë në shtëpi dhe është larguar përsëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?