Humb jetën 15-vjeçari në Dibër. Po lahej në lumë, e mori rrjedha e Drinit

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Dibër. Policia bën me dije se është mbytur në lumin Drin një 15-vjeçar.

Policia njofton se i mituri ka qenë duke u larë në lumë, kur e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Dibër/ informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?