Humbi jetën në aksident, të afërm të 25 vjeçarit: Kishte varësi nga celulari

Shpejtësia e dyshuar tej normave të lejuara përgjaku rrugët këtë mëngjes të diele

Një 25 vjeçar humbi jetën në Lushnjë pasi makina me të cilën udhëtonte doli jashtë rrugë dhe u përplas me disa pemë

Viktima u identifikua nga policia si Zyber Gorovelli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai po udhëtonte me makinën tip “Alfa Romeo”, me targë AA 586 OY, kur pranë fshatit Karbunarë e Vogël, Lushnjë, në vendin e quajtur “Rruga e gurores” ka humbur kontrollin

Swiss Digital Mobile Reklama

Makina është përplasur me disa pemë frutore duke i shkaktuar 25 vjeçarit Gorovelli, plagë të rënda që i kanë kushtuar humbjen e menjëhershme të jetës

Pas veprimeve të para hetimore në vendngjarje, policia lokale ngriti dyshimet se shkak për aksidentin mund të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe pakujdesia në drejtimin e mjetit

Pista është përforcuar edhe më shumë nga deponimet e të njohurve të viktimës të cilët kanë thënë se i riu mund të jetë shpërqendruar nga përdorimi i celularit, me të cilin sipas tyre kishte një formë varësie!

Policia lokale theksoi se ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

/ora news

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?