Humbja e zgjedhjeve, Basha në zyrën e Berishës, takim 45 minuta

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha sot paradite.

Mësohet se ka qenë Basha që ka shkuar në zyrën e Berishës ku ka qendruar rreth 30 minuta në zyrën e tij.

Takimi vjen pas humbjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare ndaj PS-së, duke rënë edhe bastionet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që shumë demokratë dhe zëra të fortë brenda PD-së fajësojnë Bashën për këtë humbje, duke i kërkuar edhe dorëheqjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me sa duket Basha është konsultuar me liderin historik të PD-së Sali Berisha për qëndrimin e tij pas zgjedhjeve.

Deri tani nuk ka pasur reagim nga kreu i PD në lidhje me rezultatin.

Ai tha dje se do të jepte komentet e tij pas përfundimit të numërimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?