Hysen Osmanaj zgjidhet nënkryetar i KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) zgjodhi sot Hysen Osmanaj në postin e nënkryetarit të ri të këtij institucioni.

Pas raundit të dytë të votimit nga anëtarët e KQZ-së Osmanaj mundi të marrë votat e nevojshme për t’ú zgjedhur në këtë detyrë.

Osmanaj është anëtar i KQZ-së që nga viti 2012, i propozuar në atë kohë nga shumica e djathtë parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pason në këtë detyrë Denar Biben, i zgjedhur disa javë më parë nga Kuvendi, kryetar i Komisionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ shpalli edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiak në Kolonjë, Qarku Korçë.

Në përfundim të procesit të numërimit të votave dhe miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve KZAZ nr. 73, u shpall fitues Ilia Sotiraq Stefo, i propozuar nga Koalicioni i majte “Aleanca për Shqipërinë Europiane” (ASE).

Stefo doli fitues me mbi 2 mijë vota përballë kandidatit Dritan Hajro, i propozuar nga koalicioni i djathtë “Aleanca për Punë dhe Dinjitet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?