I akuzoi për 21 janarin dhe Gërdecin, gazetarja-Tahirit: Ishit ministër, pse nuk i dënuat Berishën dhe Bashën për ato që thoni?

Saimir Tahiri ka dalë në një deklaratë për mediat pas asaj çka ndodhi sot në Këshillin e mandateve. Ai tha se kjo është një luftë politike ndaj tij dhe se nuk ka ndërmend të dorëzohet pavarësisht sulmeve.  E në këtë kontekst, Tahiri i ripërsëriti kundërshtarëve të tij politikë të kampit opozitar akuzat për shpërthimin e Gërdecit 9 vite më parë, vrasjet e protestuesve në bulevard në protestën e thirrur nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, më 21 janar 2011.

Dhe duke marrë shkas nga deklaratat e tij, ajo që ra në sy ishte pyetja e gazetares së News 24, Klodiana Lala, e cila teksa e refuzoi një shfajësim të tillë nga Saimir Tahiri për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila kërkon arrestimin e tij, e pyeti se pse në 4 vite që ai ishte ministër i Brendshëm, pse nuk i arrestoi ish-kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, apo kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i cili mbante detyrën e ministrit të Brendshëm. I gjendur përballë kësaj pyetjeje, Tahiri nuk u përgjigj, por i bëri thirrje gazetarëve që të kenë durim deri në përfundim të këtij procesi.

Prononcimi i Tahirit

Swiss Digital Desktop Reklama

Tahiri: Unë besoj ju të gjithë e patë çfarë lloj estrade ishte kjo që nuk është dhe aq e paparalajmëruar. Vështirësitë janë të mëdha dhe pa asnjë diskutim në këtë rrugë do ketë vështirësi po unë nuk do dorëzohem kurrë. Ajo që ju besoj e patë sot ishte në kufijtë e skandalozes, ishte sa për të qeshur aq edhe për të qarë. As komunistët dhe as fashistët se kanë bërë që të thonë shko në burg dhe na provo që ske marrë 5 milionë euro, thonë shko në burg dhe pastaj na provo që sdi të ngasësh kamionin. Të kishin sjellë Saliun të paktën, të sjellin djalin e tij që la të vdekur 26 persona në Gërdec, nëse s’vjen Meta le të vijë Monika, nëse svjen Monika të vijë Lulzim Basha. Le të vinë përballen me mua për drejtësinë që unë dua dhe meritoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarja: Shkoni në gjykatë, kur doni ti shkoni në gjykatë, pse nuk e bëni?

Tahiri: Unë jam i pari që do vihem në dispozicion të prokurorisë. Le të më kotrollojnë të më hetojnë, pa asnjë diskutim edhe në banesë, po unë nuk e pranoj dot që të më thonë futu në burg dhe pataj do të sjellim provat. Ju lutem, ju lutem, ata që e dinë shumë mirë se çdo të thotë ky process do kalojnë të gjitha fazar.

Gazetarja: Ju keni qenë ministër, pse nuk i dënuat Berishën dhe Bashën për ato që thoni?

Tahiri: Unë  nuk kam ardhur këtu që të them sesi Berisha dhe djali i tij ja kanë hedhur drejtësisë, as sesi Ilir Meta dhe Kryemadhi ja kanë hedhur drejtësinë, apo sesi ka shpëtuar Fatmir Mediu. Unë e kuptoj që për mediat është shumë e thjeshtë që të bien në llumin e këtyre zërave, bëni durim dhe presim të gjithë bashkë të vërtetën, bëni durim.

Gazetarja: Prokuroria ka paraqitur prova të reja, a po i kërkoni partisë suaj që të mos iu heqin imunitetin?

Tahiri: Unë i sfidoj që të përballen me mua, më mirë përballem me thashethemet e banditëve që kam në Parlament sesa të përballem me atë që thonë dy banditët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?