I bënë pritë dhe e plagosën me thikë, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia pas një plagosje në qytetin e Shkodrës. Gjergj Miftari, 32 vjeç dhe Gjovalin Miftari, 28 vjeç u arrestuan pasi plagosën me thikë 26 vjeçarin E.Gj.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 19.00 në fshatin Barbullush. Sipas policisë 2 vëllerëzit i prenë rrugën shtetasve A.G., 20 vjeç, dhe E.Gj., 26 vjeç duke lënë të plagosur këtë të fundit. I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal Shkodër dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, kurse 20-vjeçari ka pësuar vetëm dëmtime të lehta në fytyrë.

Sherri ka ndodhur për motive të dobëta, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Vrasjes të mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?