I dënuari në Itali për prostitucion të të miturve arrestohet në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 36 vjeçar për llogari të drejtësisë italiane.Në pranga ka rënë Shkëlqim Elezi, banues në Tapiz.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Sh.E, 36 vjeç, banues në Tapiz”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaros / Itali e ka dënuar me 5 vjet dhe 10 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të të miturve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./ORA

