I dha të miturës letër me përmbajtje erotike, shokon i riu: Më tërhiqte seksualisht

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Çullhajn, i cili u prangos pak ditë më parë, sepse i dha një vajze 12¬ vjeçare, një letër me përmbajtje erotike ku kishte shkruar edhe numrin e tij të telefonit. Autori, pranoi gjithë sa kishte bërë dhe kërkoi gjykim të shkurtuar.

Para trupit gjykues dëshmia e autorit ka qenë befasuese. “Veprova në atë mënyrë, pasi vajza më pëlqente seksualisht. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar thellesisht për veprimin tim”¬ ka thënë autori, raporton “Panorama”. Ai shton më tej se “nuk mendova se do të bëhej kaq e madhe”.

Çullhaj, u prangos pasi i dha vajzës me iniciale A.M., 12 vjeç, një letër ku kishte shkruar numrin e tij të celularit dhe fjalë të turpshme si dhe ka tentuar ta marrë në makinën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?