I dyshuar për akte terroriste në Shqipëri – Izrael,lirohet Ergys Faslia
Ergys Faslia, i cili u arrestua pasi dyshohej si pjesë e grupit kriminal që do të bënte akte terrorizte në stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael, u lirua ditën e sotme. Faslia, nga hetimet rezultoi si kreu i grupit, por ai e mohoi përfshirjen si xhihadist e terrorist.
Ai u lirua para pak minutash nga Gykata e Krimeve te Rënda pasi i mbaruan afatet e paraburgimit. Ndaj Faslias Gjyjata caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi.”
Ergys Faslia punonte bebrber në qytetin e Shkodrës, e së bashku me tre persona të tjerë u arrestuar si të lidhur me organizatën terroriste ISIS dhe militantë të saj me origjinë shqiptare dhe Kosovare, dyshohet se po planifikonin një sulm me armë kundër kombëtares izraelite.
Skuadra e futbollit të Izraelit, pritet që në datën 12 nëntor të zhvillojë në stadiumin e Shkodrës në “Loro Boriçi” ndeshjen e futbollit me Shqipërinë


