I futet me thikë në oborr, adoleshenti kap prej flokësh gruan në Tiranë: Më jep lekët
Njoftimi i policisë
Më datë 05.04.2017, u arrestua shtetasi Xh.S., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Iliria“, duke patur tutat në formë maske në kokë dhe thikë në duar, ka kapur për flokësh dhe ka kërcënuar për t’i marrë lekët, shtetasen A. L., 34 vjeçe, e cila po pastronte oborrin e shtëpisë së saj, por shtetasja A. L., është rrëzuar edhe shtetasi i arrestuar është larguar pa marrë gjë. Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe sekuestruan katër thika dhe një palë tuta ngjyrë e zezë në formë maske. Parashikuar nga Nenet 139-22 dhe 279/1Kodit Penal.

