I gërvishi makinën, konflikti mes të rinjëve desh përfundoi në tragjedi
Një gërvishtje e makinës, desh përfundoi në tragjedi. Sherri mes të rinjëve në zonën e Unazës së re, nisi me debatin për gërvishjen e makinës, e më pas të rinjtë nxorën edhe armët.
Autori i shpallur në kërkim, qëlloi me pistoletë me silenciator Gentian Rrahmanin nga Kukësi, dhe më pas ia mbathi nga vendngjarja përmes pallateve të zonës. Në bazë të dëshmisë Rrahmanit, policia bën me dije se është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij por emri mbetet anonim për arsye të hetimeve.
Ai dyshohet se është larguar jashtë qytetit të Tiranës, pasi qëlloi me armë 30-vjeçarin. Policia bën me dije se sherri nisi pasi dy automjetet që i përkisnin autorit dhe të plagosurit ishin përplasur me njëra-tjetrën.
Pas gërvishtjes Gentiani ka fajësuar palën tjetër për gërvishtjen dhe të rinjtë kanë lëshuar ofendime në drejtim të njëri tjetrit. Autori në gjaknxehtësi e sipër ka nisur të përplaset fizikisht me 30-vjeçarin nga Kukësi.
Ky i fundit i ndihmuar nga shoqëria ka qëlluar me sende të forta kundërshtarin. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se ata u goditën me gurë, tulla dhe leva. Mandej Gentiani i thyer xhamin e makinës autorin, dhe në këtë moment ky ka rrëmbyer pistoletën. Rrahmani u qëllua me një plumb në pjesën e kurrizit, dhe rezulton një person me të kaluar problematike.

