I jepet lamtumira naftëtarit i cili u vdiq nga shpërthimi i rafinerisë

Është përcjellë për në banesën e fundit naftëtari 42 vjeçar Shkëlqim Muça, i cili humbi jetën në rafinerinë e naftës pas shpërthimit në një depozitë hidrogjeni. Teksa kanë ngushëlluar familjen, kolegët e naftëtarit të ndjerë kanë shprehur shqetësimin për fatin e 5 fëmijëve të tij të mbetur jetimë. Viktimës i kishte vdekur dhe bashkëshortja pak kohë më parë.

I është dhënë lamtumira 42 vjeçarit Shkëlqim Muça, punonjës i Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, i cili u përcoll mes lotësh për vdekjen e papritur, në banesën e fundit.

Miqë dhe të afërm të naftëtarit që prej të paktën 20 vitesh punonte në rafinerinë e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, teksa kanë ngushëlluar të afërmit, kanë shprehur shqetësim për 5 fëmijët e mitur të tij të mbetur jetim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët viktimës Shlëqim Muça i kishte vdekur edhe bashkëshortja, ndërkohë që ai ishte burimi i vetëm i të ardhurave në familje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë ora 22:00 e mbrëmjes së të enjtes kur ndodhi shpërthimi në një depozitë hidrogjeni, në repartin e Hidro-pastrimit në kombinatin e përpunimit të thellë të naftës në Mallakastër. incidenti la pas një viktimë dhe 6 të lënduar./Ora

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?