“I përgjuar nga EULEX?” Reagon Vangjush Dako: Ja si është e vërteta
Kreu i bashkise se Durresit, Vangjush Dako ka reaguar zyrtarisht pas akuzave dhe denoncimeve se meri i tij rezulton ne pergjimet e EULEXit. Dako ne reagimin e tij ka mohuar se emri i tij eshte i perfshire ne pergjime.
Deklaraten Dako e ka bere sot gjate aksionit per Pastrimin, te Ura e Dajlanit. “Nuk ka asnje gje te vertete nga cfare thuhet per mua. Opozita kerkon te baltos punen tone, dhe do te pengoje objektivat tona. Une e kam thene edhe ne reagimin tim ne Facebook, se nuk me trembin keto thashetheme” ka thene Dako. Ai ka theksuar me tej, se eshte i vendosur te beje punen per te cilen e kane votuar qytetaret. “Dua tu sherbeje me devotshmeri atyre qe kane besuar tek mua” ka thene Dako.

